Aktualitet

‘Tradhëtia shlyhet me vdekje’/ U gjet me fytin e prerë në kuzhinë, zbulohen detaje nga gjyqi i Safie Xhetës, i shoqi is

9 Dhjetor 2019, 16:34 Nga DOSJA
‘Tradhëtia shlyhet me vdekje’/ U gjet me fytin e prerë

BRITANI E MADHE– Një shqiptar akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi ishte xheloz për të. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Oxford, ku Safie Xheta, 35 vjeç, është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në kuzhinën e shtëpisë së saj.

Sipas raporti mjeko-ligjor aq e thellë ishte prerja në qafën e saj saqë thuaje ishte shkëputur nga trupi.  Pranë saj u gjet një letër, e cila mund të jetë shkruar edhe nga viktima, në të cilën shkruhej në shqip se: tradhëtia shlyhet vetëm me vdekje.

Megjithatë, 46-vjeçari e mohon çdo herë se ka gisht në vdekjen e bashkëshortes së tij. Megjithatë ai mbetet i dyshuari kryesor pasi sipas miqëve të çiftit e ka dhunuar më parë atë.

Disa muaj se të gjendej e vdekur, Safia i kishte treguar miqëve të saj se bashkëshorti e kishte rrahur aq shumë saqë i kishte krijuar të nxira në fytyrë dhe i kishte thyer telefonin.

Sipas mikeshës së saj, Dorela Rehovës, mikesha e saj kishte përjetuar dhunë pasi bashkëshorti i kishte gjetur mesazhe me miq nga Itali. Ajo shtoi se kohët e fundit Fatosi ishte bërë “kontrollues” dhe “i dyshimtë” dhe mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte.

Çifti ishte martuar me shkuesi në Shqipëri, dhe disa muaj pas martesës kishin shkuar të jetonin në Itali. Më pas ata ishin zhvendosur në Angli.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos xhepa vret gruan fatos xheta safie xheta fatos xhepa vret gruan fatos xheta safie xheta

Sondazh

Poll