Aktualitet

Prindërit nënshkruan peticion për mbylljen e shkollës, u përgjigjet Besa Shahini: Do qëndojë HAPUR, e vlerësuan inxhinie

9 Dhjetor 2019, 17:11 Nga DOSJA
Prindërit nënshkruan peticion për mbylljen e shkollës, u

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini u ka kthyer përgjigje peticionit të prindërve të shkollës “Emin Duraku”, të cilën paraditen e sotme kërkuan pezullimin e mësimit në godinë, pasi sipas tyre ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një përgjigje zyrtare, ministrja Shahini shkruan se shkolla do të vijojë mësimin vetëm në një pjesë të godinës, ku procesi do të zhvillohet me dy turne. Sipas Shahinit, shkolla është vlerësuar nga inxhinerë dhe vendimi për t’u hapur sërish për nxënësit është marrë me ta.  

Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit. Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia,”-shkruan Shahini. 

Gjatë paradites së sotme prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës ‘Emin Duraku’ e cila  iu ka thënë se nuk e ka dokumentin e ekspertimit të godinës, e cila sipas saj ndodhet në Ministrinë e Arsimit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini mbyllet shkolla emin duraku shkolla emin duraku besa shahini mbyllet shkolla emin duraku shkolla emin duraku

Sondazh

Poll