Politike

Rama ‘zbulon’ planin: Do detyrohen qytetarët të sigurojnë banesat, s’mund të paguajë vetëm shteti (VD)

9 Dhjetor 2019, 16:09 Nga DOSJA
Rama ‘zbulon’ planin: Do detyrohen qytetarët të

TIRANË- Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëhet me detyrim sigurimi i banesës në rast të fatkeqësive natyrore.

Rama tha se nuk duhet të paguajë shteti lekë të banesave që janë ndërtuara pa kriter, prandaj u bëri banorëve që të sigurojnë banesat.

Ne nuk do japim më lekë për banesat që nuk janë të siguruara. Ne duhet të bëjmë ligjin për sigurimin e detyrushëm të shtëpive në rastin e fatkeqësive natyrore. Nuk mund të pagujamë më lekë ne si shtet për këtë gjë. Duhet të gjithë që të sigurojnë banesat dhe të marrin përsipër risqet”, u shpreh Rama.  

Është mbledhur sot Komiteti i Rindërtimit. Rama ka treguar shifrat e banesave të dëmtuara duke u bërë thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me strukturat dhe të mos i dëmtojnë vet. Kryeministri shtoi se do të ketë një ligj të posaçëm për rindërtimin dhe po ashtu do propozojë ligj për sigurimin e detyrueshëm. Elvis Naçi premtoi se do mbledh 10 milionë Euro dhe do ndërtojë banesa në Thumanë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komiteti i rindertimit sigurimi i banesave tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama komiteti i rindertimit sigurimi i banesave tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2019, 11:09

DURRËS- I shoqëruar me një grup ekspertësh izraelitë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në inspektimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit...