Politike

Elvis Naçi: Do mbledhim 10 mln €, do ndërtojmë shtëpitë private në Thumanë (VD)

9 Dhjetor 2019, 15:54 Nga DOSJA
Elvis Naçi: Do mbledhim 10 mln €, do ndërtojmë

TIRANË- Imami Elvis Naçi, i cili është dhe drejtuesi i fondacionit Firdeus ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, ku ka thënë se deri në fund mund të arrijë që të grumbullojë 10 milionë Euro.

Naçi tha se fondacionet lekët e tyre do i shpenzojnë vet dhe gjithçka do të jetë transparencë, pasi banorët në Thumanë kërkojnë banesat e tyre sa më shpejt.

Fondi i mbledhur nga donacionet do menaxhohet nga vetë ata. Por, ne do bëjmë transparencën maksimale të mundshme. Aktualisht fondacioni “Firdeus” ka arritur në kuotën 6 milionë euro, dhe mendohet të shkojmë drejt 10 milionë euro. Dje isha në Thumanë dhe ata më thonin pse nuk po filloni. Ne sot morëm sinjalin e parë se mund të ndërtojmë banesat individuale. Prandaj, edhe për banorët e Thumanës, për të cilët është mbledhur buxheti, ne pasi të bëhet projekti i madh do kemi dëshirë të ndërhyjmë në blloqe pallatesh, pasi kemi shumë firma ndërtimi jashtë vendit që nuk kanë para cash, por duan të japin kontributin e tyre. Ndaj, ne nuk kemi pse t’i përjashtojmë, por ato le të japin ndihmesën e tyre”, u shpreh Elvis Naçi.

Është mbledhur sot Komiteti i Rindërtimit. Rama ka treguar shifrat e banesave të dëmtuara duke u bërë thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me strukturat dhe të mos i dëmtojnë vet. Kryeministri shtoi se do të ketë një ligj të posaçëm për rindërtimin dhe po ashtu do propozojë ligj për sigurimin e detyrueshëm. Elvis Naçi premtoi se do mbledh 10 milionë Euro dhe do ndërtojë banesa në Thumanë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elvis naçi komiteti i rindertimit rindertimi ne thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 elvis naçi komiteti i rindertimit rindertimi ne thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2019, 11:09

DURRËS- I shoqëruar me një grup ekspertësh izraelitë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në inspektimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit...