Sport

Presidenti i Bayern i konfirmon ultimatumin për Davies: “Ai nuk do të marrë më para”...

Uli Hoeness garanton se tashmë i kanë bërë propozimin e fundit kanadezit për rinovimin e kontratës, të cilën ai ose e pranon, ose largohet me kosto zero vitin e ardhshëm.

21 Korrik 2024, 17:52 Nga DOSJA
Presidenti i Bayern i konfirmon ultimatumin për Davies: “Ai nuk do

GJERMANI - Kontrata e Alphonso Davies me Bayern skadon në fund të sezonit, në qershor 2025, dhe bavarezët janë përpjekur ta rinovojnë atë prej disa kohësh, teksa presidenti i klubit Uli Hoeness së fundmi thotë se ata nuk janë më të gatshëm të ofrojnë më shumë.

Gjermani zbuloi se propozimi i fundit për rinovimin tashmë është bërë dhe se nëse nuk e pranon, nuk do ta shesin këtë verë: “Ne i thamë shumë qartë, se nëse nuk rinovon kontratën, ne nuk do ta lërë të largohet deri në fund të kontratës. Ai nuk do të marrë më para”,- tha ai për gazetën Bild.

Real Madrid është klubi më i interesuar për nënshkrimin e kanadezit, i cili gjithashtu dëshiron të shkojë në kryeqytetin spanjol.

Mirëpo gazeta ‘Bild’ zbulon se Bayern kërkon 70 milionë euro për të liruar mbrojtësin e majtë kanadez. Reali do të luajë me durim dhe shpreson ta marrë atë për (shumë) më pak.

Së fundi, presidenti shpjegoi gjithashtu se klubi duhet të shesë lojtarë, që të mund të nënshkruajë më shumë, përveç Palhinhas, Olise dhe Itos, duke konfirmuar se largimi i De Ligt në Manchester United është një mundësi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2024, 17:24

Real Madrid përcakton çmimin e Lunin…

SPANJE - Me dëmtimet e Thibaut Courtois dhe Kepa Arrizabalaga sezonin e kaluar, Andriy Lunin mori postin e portierit titullar...