Sport

Real Madrid përcakton çmimin e Lunin…

Portieri ukrainas ka disa palë të interesuara. Shtypi spanjol, madje sugjeroi që Diogo Costa mund ta zëvendësonte atë

21 Korrik 2024, 17:24 Nga DOSJA
Real Madrid përcakton çmimin e Lunin…

SPANJE - Me dëmtimet e Thibaut Courtois dhe Kepa Arrizabalaga sezonin e kaluar, Andriy Lunin mori postin e portierit titullar të Real Madridit, diçka që pak e prisnin në fillim të vitit.

E vërteta është se ukrainasi u paraqit në një nivel të shkëlqyeshëm dhe ndihmoi merengët të fitojnë La Ligën, duke qenë gjithashtu pjesë e rrugëtimit që kulmoi me fitimin e Ligës së 15-të të Kampionëve.

Pa çudi, performanca e lojtarit 25-vjeçar, i cili menaxhohet nga Jorge Mendes, tërhoqi disa të interesuar dhe sipas Marcas, bardhezinjtë vendosën çmimin për këdo që dëshiron të nënshkruajë me portierin: 30 milionë euro!

I njëjti burim thotë se Kepa dëshiron të rikthehet në kryeqytetin spanjol, pas huazimit të tij nga Chelsea. Portieri madje ka refuzuar propozimin e një klubi saudit dhe Real Madridi po mendon që ai të zërë vendin e Lunin.

Kujtojmë që shtypi spanjol madje e lidh largimin e Lunin me një nënshkrim të mundshëm të Diogo Costa, duke theksuar se Jorge Mendes është edhe agjent i portierit të FC Porto.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll