Sport

“Po kam oferta!”… Armando Broja në sytë e dy skuadrave të mëdha të Serie A

Armando Broja vazhdon përgatitjet me Chelsean për sezonin e ri, edhe pse me shumë mundësi karriera e tij pritet të vijojë larg “Stamford Bridge”.

21 Korrik 2024, 16:13 Nga DOSJA
“Po kam oferta!”… Armando Broja në sytë e dy

ANGLI - Për sulmuesin e talentuar të kombëtares shqiptare nuk mungojnë admiruesit në Serie A. Sidomos nga Juventusi.

Mediat pranë klubit bardhezi raportojnë se Cristiano Giuntoli, CEO i “Zonjës së Vjetër”, po tenton një sulmues për të zëvendësuar polakun Milik, i cili është me valixhe gati.

Dhe një nga emrat që i pëlqen më shumë rekordmenëve bardhezi të futbollit italian, është pikërisht sulmuesi shqiptar Armando Broja.

“Është e vërtetë, kam oferta nga Serie A, Bundesliga dhe Premier League. Sigurisht që edhe qëndrimi te Chelsea është një mundësi, pasi kam edhe shumë vite kontratë me klubin”, u shpreh disa ditë më parë 22-vjeçari Armando Broja.

Por jo vetëm Juventusi. Pas Brojës qëndron edhe Milani, që nuk ka hequr ende dorë nga ideja e transferimit të “yllit” shqiptar nën urdhrat e Fonsecas.

Kuqezinjtë e duan si huazim, opsion që kundërshtohet për momentin nga Chelsea. Pasi londinezët preferojnë shitjen e plotë të kartonit të Brojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll