Sport

Gardiani shkodran Alen Sherri, nesër në Itali për vizitat mjekësore...

Alen Sherri do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Portieri i Egnatias do të zbarkojë në Itali nesër për të konkretizuar transferimin e tij te Cagliari.

21 Korrik 2024, 16:24 Nga DOSJA
Gardiani shkodran Alen Sherri, nesër në Itali për vizitat

ITALI - Klubet mes tyre kanë arritur marrëveshjen, me Egnatian që do të përfitojë plot 500 mijë euro nga shitja e shkodranit.  Kampioni 26-vjeçar nesër do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.

Më pas portieri do të firmos edhe kontratën me ekipin italian, me palët që janë dakortësuar mes tyre për një kontratë 3-vjeçare. Kështu Alen Sherri do të mbajë veshur fanelën e Cagliarit deri në qershor të vitit 2027.

Kujtojmë se Sherri ka qenë një lider te Egnatia, ku me rrogozhinasit, ai ia doli që brenda dy sezoneve të fitojë titullin e kampionit dhe Kupën e Shqipërisë.

Nga Superiorja në Serie A, kësisoj shkodrani do të nisë aventurën e tij të re, në një nga kampionatet më të forta në Europë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll