Sport

Ederson nuk do të shkojë te Al Nassr, pasi është një tjetër klub saudit 'në lojë'...

Portieri dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite, duhet të mbyllë një marrëveshje me Man City

21 Korrik 2024, 17:18 Nga DOSJA
Ederson nuk do të shkojë te Al Nassr, pasi është një

ARABIA SAUDITE - Pasi negociatat me Al Nassr dështuan, Ederson tani po përflitet në një tjetër klub saudit, Al Itthiad.

Sipas gazetarit të specialistit të transferimeve, Fabrizio Romano, portieri i Manchester Cityt  tashmë është afruar dhe do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite dhe një mirëkuptim mes lojtarit dhe klubit, do të jetë i lehtë për t'u arritur.

Portieri brazzilian ka arritur marrëveshje me klubin saudit, i cili pritet të zyrtarizojë një propozim me anglezët. Klubi saudit tani do të duhet të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn, i cili kërkon 50 deri në 60 milionë euro për brazilianin.

Pas shtatë vitesh në Manchester, ku mbërriti në vitin 2017, nga Benfica, në këmbim të 40 milionë eurove, gjithçka tregon se Ederson Moraes do të braktisë vërtet ‘Qytetarët’ në këtë merkato.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll