Sport

Domagoj Vida i jep lamtumirën Kroacisë…

Mbrojtësi kroat Domagoj Vida, 35 vjeç, finalist i Kupës së Botës 2018, po tërhiqet nga arena ndërkombëtare pas katërmbëdhjetë vitesh në kombëtare.

21 Korrik 2024, 16:46 Nga DOSJA
Domagoj Vida i jep lamtumirën Kroacisë…

KROACI - Federata Kroate e Futbollit njoftoi këtë të dielë tërheqjen arena ndërkombëtare të mbrojtësit Domagoj Vida, nënkampion i botës 2018, pas katërmbëdhjetë vitesh në kombëtare.

Vida, 35 vjeç dhe 105 ndeshje, i cili nuk u aktivizua gjatë Euros së fundit, ku kroatët u eliminuan në fazën e grupeve, bëri debutimin e tij ndërkombëtar në maj 2010. Katër vjet pas humbjes në finale kundër Francës, ai përfundoi e treta në Kupën e Botës 2022.

“Është nder të veshësh një herë në karrierë fanelën më të bukur në botë”,- tha mbrojtësi i AEK Athinës, i cili ka luajtur për Bayer Leverkusen, Dinamo Zagreb, Dynamo Kiev dhe Besiktas. “Dhe kur e bën 105 herë, duke luajtur në shtatë gara të mëdha... atëherë mund të jesh pafundësisht mirënjohës për një privilegj të tillë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll