Sport

Presidenti bavarez 'lëviz' merkaton: "Do të doja ta shihja Wirtz-in te Bayern"

Presidenti i klubit të Mynihut thotë se dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin nga rivali Leverkussen

21 Korrik 2024, 17:01 Nga DOSJA
Presidenti bavarez 'lëviz' merkaton: "Do të doja ta

GJERMANI - Bayern Munich ëndërron të nënshkruajë me Florian Wirtz dhe të njëjtën dëshirë kishte edhe presidenti i klubit, Uli Hoeness.  

Lideri i Bayernit siguroi, në një deklaratë për gazetarin gjerman Maximilian Koch, se do të dëshironte ta shihte mesfushorin e Bayer Leverkusenit në skuadrën bavareze:

“Të gjithë e dinë që do të më pëlqente ta shihja Florian Wirtz-in te Bayern, natyrisht, edhe sepse e imagjinoj atë me Jamal Musiala, fans i të cilit jam”,- tha Uli Hoeness, duke supozuar se do të dëshironte që të dy të formonin një dyshe të ardhshme në Mynih.

Florian Wirtz ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor të vitit 2027. Mesfushori sulmues 21-vjeçar u konsiderua si lojtari më i mirë në Bundesligë sezonin e kaluar dhe është shumë i kërkuar. Përveç interesimit të supozuar nga Bayern Munich, në Spanjë po flitet edhe se ai mund të transferohet te Real Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll