Aktualitet

Dorëhiqet Liljana Baku, gjyqtarja e Krimeve të Rënda që ‘mbylli’ ish-ministrin Tahiri në Shqipëri: Do i futem biznesit

9 Dhjetor 2019, 13:05 Nga DOSJA
Dorëhiqet Liljana Baku, gjyqtarja e Krimeve të Rënda që

TIRANË– Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku ka dhënë dorëheqjen. Dosja.al mëson se Baku ka paraqitur letrën e dorëheqjes nga detyra për arsye personale.

Gjyqtarja mësohet të jetë shprehur se pas vendimit për të dalë nga radhët e drejtësisë do t’i kushtohet biznesit.

Liljana Baku ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke e ‘mbyllur atë në Shqipëri.

Gjyqtarja ka hetuar disa çështje të bujshme, si dosjen e Arben Frrokut. Baku ishte pjesë e trupës gjyqësore të gjykatësve që i dhanë lirinë Frrokut dhe lanë pa autor vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj, ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, me të akuzuar kryesor Arben Frrokun.

Baku ka gjykuar gjithashtu edhe dosjen e imamëve të vetëshpallur të Unazës së Re, që akuzoheshin për terrorizëm. Ajo gjykoi edhe nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i cili u arrestua si pjesë e dosjes Xibraka, ku u zbulua një laborator ku prodhohej kokainë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet liljana baku liljana baku saimir tahiri dorehiqet liljana baku liljana baku saimir tahiri

Sondazh

Poll