Aktualitet

Vrau të bijën 4 muaj më parë se doli për jetë nate, Petrit Lekaj do t’i nënshtrohet kontrollit psikiatrik

9 Dhjetor 2019, 13:12 Nga DOSJA
Vrau të bijën 4 muaj më parë se doli për jetë

AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë ndodhi në korrik të këtij viti, ku një shqiptar, i quajtur Petrit Lekaj, u arrestua pasi dyshohej se vrau vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare. Viktima u gjet e pa jetë në makinën e familjes, pranë banesës së tyre në Kidman Park.

Babai 49-vjeçar u gjet pranë makinës, me plagë të rënda në bark. Fillimisht u raportua se babai e vrau vajzën, pasi ajo kishte dalë me shoqet natën vonë.

Sipas medieve të huaja, Lekaj, i cili tashmë e ka pranuar fajin,  mësohet se do i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik.

Krimi makabër shkaktoi tronditje për shkak se bëhej fjalë për një familje të nderuar në komunitet.

Më 24 Korrik 20-vjeçarja Sabrina Lekaj u gjet e pajetë në makinën e familjes, Mercedes Benz 2002. Babai i saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç e vrau me thikë, dhe tashmë është i akuzuar kryesor për ngjarjen e rëndë.Miqtë e studentes së mjekësisë thanë se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe se Sabrina ishte një njeri unik, e jashtëzakonshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet australi petrit lekaj sabrina lekaj shqiptari vret vajzen australi petrit lekaj sabrina lekaj shqiptari vret vajzen

Sondazh

Poll