FOTO/ Vakte për të prekurit nga tërmeti, ushtarët grekë i futen kuzhinës, gatuajnë për shqiptarët në Manzë
9 Dhjetor 2019, 12:47Nga DOSJA
DURRËS– Tre kuzhina të lëvizshme janë vendosur në Manzë të Durrësit ku janë strehuar më çadra qindra banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka publikuar disa foto ku shihet se si punonjësit e Forcave të Armatosura greke po gatuajnë për shqiptarët e prekur nga tërmeti.
Në kuzhinat lëvizëse shihet që ka mish dhe lloje të ndryshme ushqimesh që po përgatiten nga ushtarët grekë për shqiptarët. Në Manzë ka qenë gjithashtu e pranishme edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Filippidou.
Përtej ndihmës së ofruar, ushtarët grekë kanë preferuar të qëndrojnë edhe nën shoqërinë e banorëve të Manzës duke shkrepur foto me të moshuar dhe fëmijë.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik,pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.
Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga shumta vende, dhe një prej tyre ka qenë edhe Greqia.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR- Duhet të ishte një shëtitje në nisje të dimrit por ka rezultuar fatale… Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, ka dëmtuar të dyja këmbët, legenin dhe ...
DUKAGJIN- Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin. Beluli është nxjerrë përmes ndërhyrjes nga ajri, me heliko...
Tiranë– Avokati Spartak Ngjela i ka kërkuar, kryeprokurorit të ri Olsian Çelës që të hetojë mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë. Pasi i ngre 7 pyetj...
DURRES- U arrestuan sot gjatë finalizimit të një operacioni për llogari të shtetit italian, ndërkohë që aktivitetin e tyre e kanë shtrirë në Shqipëri. Bëhet fja...
KOSOVE-Është arrestuar në Kosovë vëllai i ish-deputetes së LSI-së, Ambra Borova, Eldin Borova (Dergjini). Ai po mbahet prej 2 javësh në paraburgim, ndërkoh...
SARANDË– Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja mësohet se ketë ndodhur në aksin Sarandë-Gjirokastër, në vendin e qu...
TIRANË– Psikologia Artemis Shehu në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri në katër javë.“&Cc...
SHIJAK– Një operacion me qëllim kapjen e tri personave me rrezikshmëri të lartë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Shijak. Forcat e Ndërhyrjes së Sh...
VJENË- Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, ka reaguar ditën e sotme për paketën e ligjit të mediave online në Shqipëri, ku jo më larg...
TIRANE– Një nga banorët e Dukagjinit, që i ka ardhur në ndihmë efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli që u rrëzua nga 200 metra lartësi, në vendin e njohur si Mali...