Aktualitet

Dukagjin/ Nxirret pas 5 orësh në humnerë, efektivi i RENEA-s. Beluli dëmtoi këmbët dhe legenin, kolegët e shpëtuan (FOTO

9 Dhjetor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Dukagjin/ Nxirret pas 5 orësh në humnerë, efektivi i RENEA-s.

SHKODËR- Duhet të ishte një shëtitje në nisje të dimrit por ka rezultuar fatale… Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, ka dëmtuar të dyja këmbët, legenin dhe duart pasi ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash në malin e Zorgjit në Dukagjin. Efektivi kishte dalë i vetëm për alpinizëm në Theth, por ka ngatërruar rrugën dhe ka rënë në humnerë. 

Ai u gjet nga banorët e zonës rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që terreni i vështirë ka vonuar zhvillimin e operacionit për shpëtimin e tij. Në ndihmë të tij, u nis një ekip i RENEA-s nga Tirana, bashkë me Forcat e Ndëhyrjes së Shpejtë dhe Policinë e Shkodrës.

Ai u nxorr nga humnera 5 orë pasi u gjet, ndërkohë që ende nuk dihet cila është gjendja e tij shëndetësore dhe se a do të mund t’i ndjejë më këmbët e tij, që siç shihet edhe në foto, i ka të fashuara.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie ne gremine efektivi i renea bledar beluli pellumb guri bie ne gremine efektivi i renea bledar beluli pellumb guri

Sondazh

Poll