Aktualitet

Nxirret nga gremina në Dukagjin, efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli pasi ra nga 200 metra lartësi

9 Dhjetor 2019, 12:37 Nga DOSJA
Nxirret nga gremina në Dukagjin, efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli pasi ra

DUKAGJIN- Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin. Beluli është nxjerrë përmes ndërhyrjes nga ajri, me helikopter, ndërkohë që prej orës 08:00 e mëngjesit kur u gjet nga banorët, ai qëndroi në pritje. Nga terreni kanë ndërhyrë edhe efektivë të RENEA-s bashkë me FNSH.

Efektivi ka marrë dëmtime të shumta, në dorë, legen, brinjë, ndërkohë që të dyja këmbët nuk mundet që t’i lëvizë. Banorët e zonës, ishin të parët që i shkuan në ndihmë, pasi dëgjuan apelin e tij, dhe bënë thirrje për shpëtimin e tij. 

Beluli kishte dalë për alpinizëm në Theth dhe ishte i vetëm në momentin që ra në greminë. Sipas banorëve të zonës, ai kishte ngatërruar rrugën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie ne gremine efektivi i renea bledar beluli bie ne gremine efektivi i renea bledar beluli

Sondazh

Poll