Bilanci i tërmetit/ Shemben 43 objekte në Durrës, 12 shkolla të dëmtuara, 7071 nxënës transferohen në objekte të tjera
9 Dhjetor 2019, 13:10Nga DOSJA
Durrës- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dëmet materiale janë të shumta në Durrës, Tiranë dhe Kurbin.
Në Bashkinë e Durrësit deri më tani janë shembur 43 objekte dhe 12 institucione arsimore janë të dëmtuara. 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në objekte të tjera.
Zyra e drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore bëri publike shifrat:
INSPEKTIME
6048 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës.
Bashkia Durrës – 1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për tu prishur; Bashkia Krujë – 2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t’u prishur; Një informacion shtesë për Bashkinë Krujë: Është kryer dje shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij. Bashkia Shijak – 1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t’u prishur;
OBJEKTE TË SHEMBURA 43 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës
Bashkia Durrës
Janë prishur gjithsej 31 objekte nga të cilat: 2 pallate (5-katësh dhe 6-katësh) janë prishur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio të Ministrisë së Mbrojtjes) 3 hotele (Hotel “Gostivari” 6-katësh, Hotel “Vila Verde” 5-katësh, Hotel “Ljubjana” 5-katësh
26 objektet e tjera kanë qenë me funksion banimi.
Aktualisht, po prisht një objekt në Durrës.
Thumanë, Bashkia Krujë; 10 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat: 1 Shkollë 9-vjeçare në Thumanë, objekt 2-katësh; 2 pallate 2-katëshe; 7 pallate 5-katëshe.
Bubq, Bashkia Krujë: 2 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat: 1 shkollë, Shkolla 9-vjecare në fshatin Bubq, Bashkia Krujë; 1 pallat 2-katësh;
Në të gjitha objektet e shembura po punohet me procesin e pastrimit të inerteve.
Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore, dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik,pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.
Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Itali, Greqia etj.
J.V, A.M/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Tre kuzhina të lëvizshme janë vendosur në Manzë të Durrësit ku janë strehuar më çadra qindra banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Amb...
SHKODËR- Duhet të ishte një shëtitje në nisje të dimrit por ka rezultuar fatale… Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, ka dëmtuar të dyja këmbët, legenin dhe ...
DUKAGJIN- Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin. Beluli është nxjerrë përmes ndërhyrjes nga ajri, me heliko...
Tiranë– Avokati Spartak Ngjela i ka kërkuar, kryeprokurorit të ri Olsian Çelës që të hetojë mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë. Pasi i ngre 7 pyetj...
DURRES- U arrestuan sot gjatë finalizimit të një operacioni për llogari të shtetit italian, ndërkohë që aktivitetin e tyre e kanë shtrirë në Shqipëri. Bëhet fja...
KOSOVE-Është arrestuar në Kosovë vëllai i ish-deputetes së LSI-së, Ambra Borova, Eldin Borova (Dergjini). Ai po mbahet prej 2 javësh në paraburgim, ndërkoh...
SARANDË– Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja mësohet se ketë ndodhur në aksin Sarandë-Gjirokastër, në vendin e qu...
TIRANË– Psikologia Artemis Shehu në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri në katër javë.“&Cc...
SHIJAK– Një operacion me qëllim kapjen e tri personave me rrezikshmëri të lartë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Shijak. Forcat e Ndërhyrjes së Sh...
VJENË- Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, ka reaguar ditën e sotme për paketën e ligjit të mediave online në Shqipëri, ku jo më larg...