Aktualitet

“Çfarë lidhje kanë firmat e ndërtimit me Metën, Berishën dhe Ramën?”, Ngjela 7 pyetje Olsian Çelës: Heto krimin e m

9 Dhjetor 2019, 12:14 Nga DOSJA
“Çfarë lidhje kanë firmat e ndërtimit me Metën,

Tiranë– Avokati Spartak Ngjela i ka kërkuar, kryeprokurorit të ri Olsian Çelës që të hetojë mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë.  Pasi i ngre 7 pyetje kryeprokurorit të ri Ngjela i ka theksuar: “Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërisht; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike.”

Reagimi:

Prokurori i ri i Përgjithshëm duhet ta dijë që, nëse e realizon hetimin e imët të krimit të madh shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë, i ka bërë Shqipërisë shërbimin më të madh në njëqind vjet. Por, edhe karierës së tij në Shqipëri. Ai dhe ekipi i tij do të jenë pa dyshim drejtuesit moralë të shtetit shqiptar në një të ardhme të afërt. Por, a e kuptojnë dot këtë prokurorët shqiptarë! Zhvillimi shqiptar sot kërkon moralitet dhe duhet ta kuptojnë të gjithë që moraliteti vendoset me anë të ligjit. Mungesa e ndëshkimit ka shtypur ligjin dhe legjitimitetin në Shqipëri, prandaj, ndëshkimi i autorëve të këtij krimi të madh, fillon etapën historike të vendosjes së moralitetit në drejtimin e shtetit shqiptar.

Çfarë po fshihet në krimin e Durrësit?
Nga shqetësimi i kryeministrit shqiptar, dhe nga gënjeshtrat e tij për historinë e pallateve të rrëzuar kuptohet se ai, vetë ose familjarisht, është i përfshirë në këtë krim të madh. Por, të shqetësuar janë gjithashtu edhe Saliu, Meta dhe Basha, kuptohet që janë të përfshirë në pallatet e rrëzuar. Kjo është gjendja e krimit, prandaj Rama është lëshuar si i çmendur për të zhdukur gjurmët. Po prokurorët, do të shiten apo do të tremben në këtë rast hetimor? Kjo do të varet nga forca që do të tregojë Prokurori i Përgjithshëm.

Në çdo hetim ngrihen pyetjet thelbësore ku duhet të mbështetet zbulimi i së vërtetës.
Në lidhje ne këtë çështje hetimore që ka filluar nga prokuroria, pyetjet që unë i ngre Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të hetimit janë këto:
Sa pallete iu janë rrëzuar shitësve familjarë të Ramës, Berishës dhe Metës në Plazhin e Durrësit? Ku është gjetur pronësia mbi truallin në bregdet, dhe, si e ka historinë kjo pronësi në breg të detit, kur dihet se bregdeti ka qenë tokë shtetërore absolute?
Kur është shitur bregdeti, nga cili kryeminister, dhe si?
Cilat janë firmat e ndërtimit dhe pronarët e parë të pallateve të rrëzuar?
Çfarë lidhje kanë këto firma ndërtimi me kryeministrat Berisha, Rama dhe Meta?
Nga sa aparranente kanë disponuar familjarët e Ramës, Berishës dhe Metës në pallatet e rrëzuar, por edhe në ata që nuk janë rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit?
Sa janë përfshirë gratë dhe fëmijët e kryeministrave në tregun e ndërtimit në plazhin e Durrësit, dhe si? Zoti Prokuror i Përgjithshëm; këto janë pyetjet që ngrenë shqiptarët sot. Çfarë mendoni për këto pyetje, a do të marrin një përgjigje që t’i qëndrojë të vërtetës?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm; ju mendoni se unë po pyes kot? Jo, unë nuk pyes kot, dhe i ngre këto pyetje që t’i hetojë edhe gazetaria. Edhe gazetarët, televizionet dhe gazetat që do t’i japin me fakte përgjigjet e pyetjeve të më sipërme, do të lansohen në historinë e shpejtë të Shqipërisë. Të tjerat medie që do t’i fshehin, sigurisht që do të ndëshkohen bashkë me të inkriminuarit në këtë krim shtetëror. Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërisht; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike.

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit dhe ka ngritur grupe inspektimi në terren për banesat e prekura nga tërmeti. Rreth 13 mijë banorët janë prekur nga tërmeti. Rama ka theksuar se ndërtuesit abuzivë do të përballen me ligjin. Pak ditë më parë për këtë çështje Olsian Çela është shprehur se shkelësit do mbajnë përgjegjësi, qofshin zyrtarë apo ndërtues. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konfirmohet në detyrë olsian çela tragjedia e 26 nentorit 2019 konfirmohet në detyrë olsian çela tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll