Aktualitet

‘ROMANO 2017’ prangos 3 shijaksit, Interforca italiane dhe FNSH arrestojnë të kërkuarit për trafik droge (EMRAT)

9 Dhjetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
‘ROMANO 2017’ prangos 3 shijaksit, Interforca italiane dhe FNSH

SHIJAK– Një operacion me qëllim kapjen e tri personave me rrezikshmëri të lartë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Shijak. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe Interforca morën pjesë në “ROMANO 2017”, ku u arrestuan, Florenc Mema, 30 vjeç, lindur ne Shijak dhe banues në Xhafzotaj Durrës, Demokrat Çizmja, 27 vjeç, lindur dhe banues në Gjepalaj Durres, Luan Bodlli, 41 vjeç, lindur dhe banues në Xhafzotaj Durrës. Të arrestuarit ishin në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2017, kur në fazën e parë të operacionit “Romano 2017”, u lëshuan 18 urdhër-arreste. Tri të arrestuarit, akuzohen për trafik droge.

Policia njofton:

Durrës

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar “ROMANO 2017″.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe FNSH-në, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri.

Lokalizohen, kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimi tre shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali. Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta që Policia e Shtetit zhvillon me homologët për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ana e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, FNSH-në dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interfocës italiane në Shqipëri, u finalizua me sukses Plan – Operacioni “ROMANO 2017”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

* F. M., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.
• D. Ç., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.
• L. B. 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë. Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”. Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës. Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demokrat cizmja florenc mema luan bodlli operacion ne shijak romano 2017 demokrat cizmja florenc mema luan bodlli operacion ne shijak romano 2017

Sondazh

Poll