Aktualitet

“Kemi zbritur me litar”, banori rrëfen tmerrin e efektivit të RENEA që ra në greminë: Ra nga 200 metra lartësi, ka thy

9 Dhjetor 2019, 10:43 Nga DOSJA
“Kemi zbritur me litar”, banori rrëfen tmerrin e efektivit

TIRANENjë nga banorët e Dukagjinit, që i ka ardhur në ndihmë efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli që u rrëzua nga 200 metra lartësi, në vendin e njohur si Mali i Zorgjit. Pëllumb Guri, është shprehur se gjendja e efektivit është tejet e rëndë. Guri, njëherazi, punëtor i zonave të Mbrojtura, tha se rruga ku kalojnë makinat është rreth 5 orë larg nga vendi ku është rrëzuar efektivi.

‘Kemi zbritur me litar. Me ne është edhe një banor i zonës që ështëe mjek. Na tha që kam dalë vetëm xhiro në mal. Thanë që do sillnin një helikopter, ende asgjë. Lartësia nga ka rënë është rreth 200 metra. Ka dorën, disa brinjë të thyera dhe legenin. Këmbët nuk i lëviz dot, është shumë rëndë. Po na vdes në duar. Kemi improvizuar një barrelë. Terreni është shumë i thyer. Jemi 5 orë larg çdo rruge makine.”-është shprehur Pëllumb Guri për Report Tv.

*Lajmi në përditësim…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie ne gremine efektivi i renea bledar beluli pellumb guri bie ne gremine efektivi i renea bledar beluli pellumb guri

Sondazh

Poll