Politike

Projektligji për Policinë e Shtetit, Balla në Komisionin e Sigurisë Kombëtare: Synohet reformim dhe ngritje në nivel tjetër i strukturave

Balla tha se ky projekt ligj është mbështetur nga partnerët ndërkombëtar, ndërsa shtoi se synohet reformimi i policisë.

19 Korrik 2024, 09:58 Nga M.B
Projektligji për Policinë e Shtetit, Balla në Komisionin e
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, foli sot për projektligjin për Policinë e Shtetit. Balla tha se ky projekt ligj është mbështetur nga partnerët ndërkombëtar, ndërsa shtoi se synohet reformimi i policisë.

“Reformim dhe ngritje në një nivel tjetër i Policisë së Shtetit. Nisma ka marrë mbështetjen e partnerëve si një reformë e thellë dhe progresive. Ligji do të na mundësojë adresimin e rekomandimeve kryesore të organizmave ndërkombëtare për të plotësuar struktura që nuk i kemi, forcojmë strukturat që kemi dhe të bëhet gjithçka për të parandaluar konfliktin e interesit, duke mos harruar objektivin për të mos mundësuar hapësira për korrupsion”, tha Balla ndër të tjera.

taulant balla

Sondazh

Poll