Politike

"Se erdhën dhe këta të turnit të tretë, u lanë u shpërlanë", mbi 12 orë Kuvend, Korreshi: Nuk jam i mirë për të folur për SEPAN, as për sepje, as për kallamar

Mes batutash Koreshi foli për kredinë e tij për të cilën tha se nga viti në vit po paguan më shumë.

18 Korrik 2024, 22:45 Nga M.B
"Se erdhën dhe këta të turnit të tretë, u
Sajmir Koreshi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka folur pas raportimit të guvernatorit Gent Sejko mbi ecurinë e institucionit që ai drejton për vitin 2023. Mes batutash Korreshi foli për kredinë e tij për të cilën tha se nga viti në vit po paguan më shumë.

"Se erdhën dhe këta të turnit të tretë, u lanë u shpërlanë. I nderuar guvernator unë nuk jam i mirë për të folur për SEPAN realisht, as për sepje, as për kallamar, por realisht për atë kredinë time që kam prej 18 vitesh për tu pagur, me pak fjalë sa herë fillon viti që kam për tu marrë kësti i radhës, po ta shumojnë atë që ka ngelur, e provova vitin e parë dhe doli më shumë se ç'kisha paguar një vit më parë. Edhe sivjet i njëjti muhabet", tha Koreshi.

kuvendi

Sondazh

Poll