Politike

"Fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit", Rama: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

19 Korrik 2024, 08:09 Nga M.B
"Fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit", Rama:
Foto nga samiti

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin sot se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se deri dje kjo jo vetëm s’mund të imagjinohej, pra që Shqipëra të respektohej si të barabartë e të bëhej stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik. Sipas Ramës, më parë vedi shihej si një periferi e prapambetur ballkanike.

"MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë", shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll