18 Korrik 2024, 21:52
Nga I.A
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka deklaruar se nuk i duket kontradiktore mbështetja që Britania e Madhe dha për marrëveshjen mes PS dhe PD-së për rikthimin e normalitetit në Kuvend. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Smith u shpreh se Britania e Madhe po zbaton parime paralele, duke theksuar se ata po kërkojnë të shohin diskutim dhe progres.
"Këto gjëra nuk i shoh si kontradiktore. Ne po zbatojmë parime paralele. Parimi i përgjithshëm është ai i demokracisë dhe lidhet me mënyrën si ne punojmë si partner i Shqipërisë për të inkurajuar dhe mbështetur aspiratat e shqiptarëve për demokraci, për përparim ekonomik, për siguri. Britania dëshiron të jetë partner shumë i fuqishëm për të gjitha këto, si dhe për drejtësinë dhe fusha të tjera. Por, sa i përket demokracisë dhe politikës ka edhe aspekte të tjera. Kemi dëshirë të shohim debat dhe diskutim të efektshëm të politikave qeveritare, të legjislacionit, çka është e drejtë për qytetarët, dhe të gjitha këto kanë nevojë për procese demokratike, për zgjedhje, për Parlament dhe për debat të përshtatshëm në parlament. Ky pra është parimi udhëheqës. Paralelisht me të kemi dhe parimet e llogaridhënies dhe është mëse e drejtë që janë marrë masa për t’i kërkuar llogari individëve që mund të jenë përfshirë në kriminalitet ose korrupsion. Shqipëria do të mbajë së shpejti zgjedhje shumë të rëndësishme, kështu që doemos dëshirojmë të shohim vazhdimësi progresi, me qëllim që sa më pak individë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin të fitojnë influencë brenda vendit, apo të shkaktojnë dëme gjetkë në Mbretërinë e Bashkuar apo Evropë. Duhet të ç’bëjmë këtë lidhje ndërmjet politikës dhe korrupsionit dhe kriminalitetit. Mbretëria e Bashkuar do të jetë mik i fuqishëm i qytetarëve shqiptarë për ta arritur këtë," tha King-Smith.
alastair king-smith
Politike
18 Korrik 2024, 21:48
I.A
Alastair King Smith
TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King Smith nuk ka pranuar të përgjigjet nëse do të këtë non gr...
Politike
18 Korrik 2024, 21:32
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha pas raportimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipëris...
Politike
18 Korrik 2024, 21:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka premtuar se me ardhjen n...
Politike
18 Korrik 2024, 21:04
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka marrë fjalën në kuvend për të të drejtuar pyetjet e tij për guvernatorin e...
Politike
18 Korrik 2024, 21:08
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm solli në vëmen...
Politike
18 Korrik 2024, 21:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ngriti alarmin për importin...
Politike
18 Korrik 2024, 20:58
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar sot nga mbledhja e Kryesinë Politike të PL se pastri...
Politike
18 Korrik 2024, 20:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë sot në qoftë se në Shqipëri hyn&eu...
Politike
18 Korrik 2024, 20:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë sot se i nxitur nga Vilma Nushi dhe Tom Doshi, kryeministri ...
Politike
18 Korrik 2024, 19:55
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamenta të Partisë Demokratike u ka sqaruar socialistëve, pasi iu përmend disa herë, ...