Politike

"Raporti i FMN dhe pavarësia", Braçe: Banka e Shqipërisë, institucion jetik për vendin

Ai solli në vëmendje raportin e FMN teksa kërkoi të vinte theksin te pavarësia e Bankës së Shqipërisë si institucion.

18 Korrik 2024, 21:46 Nga M.B
"Raporti i FMN dhe pavarësia", Braçe: Banka e
Erion Braçe

TIRANA- Deputeti Socialist Erion Braçe ka deklaruar pas raportimit në Kuvend të Guveranatorit Gent Sejko, se Banka e Shqipërsë është institucion jetik për vendin dhe ekonominë. Ai solli në vëmendje raportin e FMN teksa kërkoi të vinte theksin te pavarësia e Bankës së Shqipërisë si institucion.

"Banka e Shqipërisë është një institucion kushtetues e ku pavarësia e saj është jetike për vendin dhe për ekonominë kombëtare e sistemin financiar gjithashtu. Dua ta theksoj këtë çështjen e pavarësisë sepse ka ndodhur gjatë muajve të fundit që gjithkush nuk bën punën e vet, por ndërhyn në sektorin, në kompetencat e tjetrit. Thënë këtë do të doja të sillja në vëmendje deklaratn e fundit të FMN nën dritën e gjithë këtyre debateve që janë bërë muajt e fundit në këtë vend me në fokus BSH.

Deklarata e FMN që ishte javës që shkoi në këtë vend vë theksin shumë qartë te BSH, te pavarësia e BSH. Nëndritën e saj ç'ka janë detyrat e BSH do të doja të theksoja stabilitetin financiar, stabiliteti i sistemit financiar, politika monetare, janë atribute jo vetëm të BSH, por mbi të gjithanga ushtrimi i tyre kuptohet qartë nëse institucion qendror si banka e një vendi është i pavarur apo jo. Politikën monetare dhe rregullatore të BSH me ligj i kontrollon me ligj vetëm Parlamenti i Republikës së Shqipërisë", tha ndër të tjera Braçe. 

kuvend

Sondazh

Poll