Politike

Alibeaj tregon çfarë e ndan nga Basha: Duhet të gjejmë zgjidhje politike, jo vetëm juridike

Alibeaj theksoi se çështja e partive nuk ka lidhje vetëm me çështjet juridike dhe se ata duhet që të gjejnë një zgjidhje politike tashmë.

18 Korrik 2024, 22:26 Nga I.A
Alibeaj tregon çfarë e ndan nga Basha: Duhet të gjejmë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka treguar se çfarë ndan atë nga Lulzim Basha, pas vendimit të Apelit në lidhje me vulën e logon e PD-së. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Alibeaj theksoi se çështja e partive nuk ka lidhje vetëm me çështjet juridike dhe se ata duhet që të gjejnë një zgjidhje politike tashmë.

“Duhet bërë rekurs vetëm për të testuar sistemin, por ne nuk mund të rrimë në pritje se kur do të shqyrtohet çështja. Pra unë kam propozuar që krahas çështjes juridike, ne duhet të shikojmë edhe atë politike. Nuk mund të presim që një çështjes të marrë zgjidhje juridike, ndërsa të lemë pa një zgjidhje politike, ata që në këto 3 vite na kanë mbështetur, që kanë besuar te ne”, tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj lulzim basha

Sondazh

Poll