18 Korrik 2024, 12:12
Nga r.ll
dashamir shehi
TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, përshëndeti nismën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Shehi tha se shqiptarëve nuk iu duhet patriotizmi ekstrem dhe as patetizmi politik. Ai u shpreh se të dy vendet duhet të sheshojnë problematikat, ndërsa sytë e Shqipërisë duhet të jenë nga Brukseli.
“Greqia nuk i shpalli luftë Shqipërisë, por Çamërisë. Ka ardhur koha që ky ligj të hiqet, por mos të keqpërdoret. Zoti Rama i bën një koncesion patriotizmash shqiptare, në mënyrë që të rreshtohemi pak nga krahu tjetër. Por nuk duhet të jetë kjo filozofia. Kemi pasur me Greqinë të gjithë zigzaket tona. Ka mbetur çështja e detit. Kemi pasur ligjin e luftës dhe çështje e pronave çame. Këtë çështje duhet ta përmendim. Ka shumë shqiptarë që janë integruar në Greqi, pasi janë garancia që marrëdhënies mes dy vendeve do të përmirësohet. Këto probleme kanë qenë dhe 30 vjet më parë. Edhe mua më pëlqen ajo fryma e deklaratës Nuk na duhet patriotizmi ekstrem dhe as patetizmi politik, për ta kujtuar të kaluarën duke qarë, pasi nuk ka vlerë në politikë. Duhet të bëjmë një real politik me Greqinë. Na pëlqejnë, s’na pëlqejnë. Ne duhet të bindin veten dhe ta ushqejmë me rrugëtimin drejt Brukselit, pasi është e vetmja alternativë e Shqipërisë më e mirë. Duhet të kemi kurajon që t’i sheshojmë problemet me Greqinë. Rruga që kemi bërë sot, është që të sheshojmë këto pengesa. Në Shqipëri ka një shprehje; do me shku mirë me komshiun, ngrejë pak gardhin.”, tha ai.
dashamir shehi seance plenare 18 korrik 2024
Politike
18 Korrik 2024, 12:05
r.ll
kuvendi
TIRANË- Në kuvend po diskutohet projektdeklarata “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dh...
Politike
18 Korrik 2024, 12:04
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Politike
18 Korrik 2024, 11:59
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliç ashtu si në protestat e mëparshme k...
Politike
18 Korrik 2024, 11:57
N.F
Balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit në PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë s...
Politike
18 Korrik 2024, 11:46
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij gjatë protest&eum...
Politike
18 Korrik 2024, 11:47
I.A
Shpetim idrizi
TIRANË- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka lexuar projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës nd&...
Politike
18 Korrik 2024, 11:41
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar mocionin me debat lidhur me raportin e OLAF për vjedhjen e fondeve të BE-s&e...
Politike
18 Korrik 2024, 11:38
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në prot...
Politike
18 Korrik 2024, 11:23
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se në Kuvend ata nuk po kërkojnë që të bëjn&eu...
Politike
18 Korrik 2024, 11:18
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është kundërpërgjigjur kolegut të tij nga radhët e maxh...