Politike

Raporti i BE për fonde e bujqësisë, Tabaku: OLAF e konsideron vjedhjen më të madhe

Gjatë fjalës në Kuvend,Tabaku ka deklaruar se ata po kërkojnë që të bëjnë debat dhe të diskutojnë mekanizmat për të parandaluar vjedhjen e fondeve për bujqësinë. 

18 Korrik 2024, 11:23 Nga I.A
Raporti i BE për fonde e bujqësisë, Tabaku: OLAF e konsideron
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se në Kuvend ata nuk po kërkojnë që të bëjnë hetim për fondet e vjedhura nga BE-ja,pasi këtë po e bën SPAK. Gjatë fjalës në Kuvend,Tabaku ka deklaruar se ata po kërkojnë që të bëjnë debat dhe të diskutojnë mekanizmat për të parandaluar vjedhjen e fondeve për bujqësinë. 

"Ne nuk po kërkojmë të kryhet hetim tjetër, SPAK po heton. Ne kërkojmë që parlamenti të bëjë këtë debat. Nuk mund të thoni se deklarata e Komisionit Europian është shpifje. Të diskutojmë mekanizmat që parandalojnë vjedhjen e fondeve për bujqësinë në të ardhmen. Të diskutojmë për raportin e OLAF. Ne duam të diskutojmë për vjedhjen e fondeve për bujqësinë, që siç thotë OLAF është vjedhja më e madhe jashtë BE-së," tha Tabaku.

 

jorida tabaku seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll