Politike

Protesta para bashkisë, Blushi: Kemi një sistem drejtësie të kapur dhe kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”

Blushi theksoi se ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndrojnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur."

18 Korrik 2024, 11:46 Nga N.F
Protesta para bashkisë, Blushi: Kemi një sistem drejtësie të
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij gjatë protestës së sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se do të protestojnë deri në momentin kur hajdutët të marrin dënimin e merituar.

Ai më tej shtoi se sot në vendin tonë është një sistem drejtësie e kapur, një kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”. Blushi theksoi se ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndrojnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur."

Blushi: Ne do të jemi në protesta deri ditën kur ky hajdut, ky kriminel të marrë dënimin e merituar. Por nga kush do ta marrë ndëshkimin?! Për fat të keq sot kemi një sistem drejtësie të kapur, një kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”!!!

Po çfarë intelektuali mund të jesh kur ti shmang, Këshillin Bashkiak për t’i hapur udhën inceneratorit që nuk ekziston, një aferë korruptive, kur inceneratorin nuk e ke vendosur as në punë?!

Pra, është shumë e thjeshtë që ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndrojnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur."

tedi blushi protesta para bashksie se tiranes

Sondazh

Poll