Politike

Fondet e BE/ Korreshi ironizon Braçen: S'kam lënë muhabet pa përmendur bujqësinë, sot duhet të kishte debat jo votim

Duke folur nga vendi i tij në Kuvend, Korreshi thekson se nuk ka lënë seanceplënare pa folur për bujqësinë dhe se nuk ka pse të heshtë dhe sot.

18 Korrik 2024, 11:18 Nga I.A
Fondet e BE/ Korreshi ironizon Braçen: S'kam lënë muhabet
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është kundërpërgjigjur kolegut të tij nga radhët e maxhorancës Erion Braçe për bujqësinë. Duke folur nga vendi i tij në Kuvend, Korreshi thekson se nuk ka lënë seanceplënare pa folur për bujqësinë dhe se nuk ka pse të heshtë dhe sot. Po ashtu ai ka shtuar se sot duhet të ishte debat dhe jo ai votimi i turpshëm.    

"Mender muhabeti nuk kam lënë fjali pa përmendur bujqësinë. Dhe nuk kam pse të heshtë sot. Ca është më e shëmtuara sot është se nuk kuptoj Ministrinë e Bujqësinë se AZHBR-ja ka raportin dhe provat për abuzimet. Sot duhet të ishte debat dhe jo ai votimi i turpshëm," Korreshi.

saimir korreshi seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll