Politike

Abuzimet me fondet për bujqësinë/ Zhupa: Nuk duam t'i bëjmë gjyqin Frida Krifcës, le t'ja bëjë SPAK

Duke folur në Kuvend Zhupa kërkoi debatin për të gjetur mekanzimat se si të zhbllokohen fondet e IPARD për fermerët.

18 Korrik 2024, 11:41 Nga I.A
Abuzimet me fondet për bujqësinë/ Zhupa: Nuk duam t'i
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar mocionin me debat lidhur me raportin e OLAF për vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë. Duke folur në Kuvend Zhupa kërkoi debatin për të gjetur mekanzimat se si të zhbllokohen fondet e IPARD për fermerët. Po ashtu Zhupa ka deklaruar se ata po kërkojnë që të merren masa që kjo vjedhje mos të ndodh më jo ti bëjnë gjyq publik ish-ministres Frida Krifca. 

"Grupi i PD i nisur nga nja shqetësim pubklik dhe fakti që ju nuk e keni raportin nuk do të thotë se fermerët janë të pasponsorizuar. Ishin i vetmi burim oksigjen. E keni ulur financimin në 9% nga viti i kaluar. Që kur bujqësia është deklaratë politike? Ky është realiteti. Ju më thoni kur të merrni fjalën. Ju nuk na dhatë mundësi të marrim fjalën për bujqësinë. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare për prodhime bujqësaire është planifikuar 7.1 miliardë. I keni hequr mundësitë nga fondet e BE. Ish-ministren e keni bërë këshilltare të kryeministrit. Kërkojmë të merren masa dhe nuk kërkojmë ti bëhet gjyqi Krifcës, le t'ja bëjë SPAK. Ne duam masa që të çliorohen findet e IPARD. Ka deklarata nga zëdhënës të komisionit europian se kush janë procedurat për të hapur fondet. Nuk mund të thoni që po bëjmë politikë me bujqësinë', tha Zhupa.

 

ina zhupa seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll