Politike

Kalaja: Sot ose je me Berishën në mbrojtje të Tiranës, ose je me dushmanin! Kush mbështet Dumanin është krah krimit të Veliajt dhe Ramës

Sipas saj sot ose je me me Berishën në mbrojtje të Tiranës, ose je me dushmanin. Ajo shtoi se Dumani është pushtuesi më i madh të shqiptarëve, sepse ata nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojnë të gatshme shkeljet madje shtoi se ata bëjnë indiferentin.

18 Korrik 2024, 12:04 Nga N.F
Kalaja: Sot ose je me Berishën në mbrojtje të Tiranës, ose
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja tha se ata që shprehin mbështetjen në krah të Dumanit janë në krah të krimit, të Erion Veliat, në krah të Ramës.

Sipas saj sot ose je me me Berishën në mbrojtje të Tiranës, ose je me dushmanin. Ajo shtoi se Dumani është pushtuesi më i madh të shqiptarëve, sepse ata nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojnë të gatshme shkeljet madje shtoi se ata bëjnë indiferentin.

Kalaja: Ai që sot shpreh mbështetjen në krah të Dumanit dhe gjithë Dumanëve, të cilët luftojnë opozitën, Sali Berishën, opozitarët, qendrestarët e këtij vendi, janë në krah të krimit, të Erion Veliat, në krah të Ramës. Nuk ka asnjë dallim tashmë. O je me opozitën, o je me PD, me Sali Berishën, që do të thotë je në mbrojtje të interesave të Tiranës dhe Shqipërisë, o je me dushmanin, pushtuesin më të madh të shqiptarëve, sepse është për të mbrojtur interesat e qytetarëve, që duhet të arrestojë e procedoje njerëzit që shkelin ligjin. Përveçse nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojmë të gatshme, bëjnë indiferentin.

kalaja protesta para bashkis

Sondazh

Poll