Politike

"Korrupsionin nuk e bën opozita, por qeveria", Këlliçi në protestë: Javën tjetër nisim denoncimet në SPAK

Këlliçi tha se i ka dërguar prej dy ditësh, pyetje Prokurorisë së Posaçme në lidhje me rastin 5D, ndërsa shtoi se kryeprokurori Altin Dumani duhet t'i përgjigjet. 

18 Korrik 2024, 11:59 Nga r.ll
"Korrupsionin nuk e bën opozita, por qeveria",
belind kelliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliç ashtu si në protestat e mëparshme ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme para bashkisë së Tiranë.

Këlliçi tha se i ka dërguar prej dy ditësh, pyetje Prokurorisë së Posaçme në lidhje me rastin 5D, ndërsa shtoi se kryeprokurori Altin Dumani duhet t'i përgjigjet. Demokrati tha më tej se nga java tjetër do të nisin denoncimet e PD në SPAK.

“Mbrojtje nënshtrim më të shpifur se ç’bëri Dumani të hënë për 4 orë në Kuvend duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e Ramës e Veliaj nuk keni parë kurrë. Nuk kemi parë kurrë një prokuror që raporton për bilancin e punë s tij dhe në 99 përqind të rasteve tha nuk flas dot se janë nën hetim.

I kemi dërguar Dumanit këto dy ditë pyetje për bandën 5D gjë GJKKO e konsideron grup të strukturuar kriminal. Dumani duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD pse nuk amniston bandën dhe nuk zbaton vendimin e Tiranës. I kemi dërguar 10 pyetje për inceneratorin e Tiranës.

SPAK lëshoi 8 masa ku pati 0 arrestime. Nuk ka qytetar që nuk e di se ata kanë ikur jashtë vendit. Masat u vonuan qëllimisht për t’i dhënë kohë grupit të largohen nga vendi. Ne nuk do të ndalim. Standartin e vendosur me luftën kundër opozitës ne nuk e pranojmë. Korrupsionin nuk e bën opozita por qeveria. Nga java tjetër do të fillojmë denoncimet para godinës së SPAK”, tha ai.

belind këlliçi protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll