Politike

Mungoi në takimin me Ramën, zyra e shtypit tregon arsyen: Veliaj ishte me ish-ambasadorin Arvizu

Po ashtu zyra e shtypit thekson se Veliaj u përfaqësua në takim me nënkryetaren e Bashkisë dhe drejtorin Juridik.

17 Korrik 2024, 14:57 Nga I.A
Mungoi në takimin me Ramën, zyra e shtypit tregon arsyen: Veliaj ishte
Erion Veliaj

TIRANË- Mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në takimin e kryeministrit Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e tjerë ka sjell shumë pikëpyetje në media. Por zyra e tij e shtypit i tha News24 se arsye e mungesës së tij ishte pasi Veliaj ishte në ceremoninë e dorëzimit të çelësit të Tiranës për ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ceremoni e ishte planifikuar kohë më parë.

Po ashtu zyra e shtypit thekson se Veliaj u përfaqësua në takim me nënkryetaren e Bashkisë dhe drejtorin Juridik.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Gjatë mbledhjes Rama është fokusuar te procesi i legalizmit si dhe te turizmi në vendin tonë. 

edi rama aleksandër arvizu erion veliaj

Sondazh

Poll