17 Korrik 2024, 13:07
Nga r.ll
mbledhja e komisionit
TIRANË- Ditën e sotme është mbledhja e radhës e Komisionit për Dezinformimin, e cila u bojkotua nga anëtarët e Partisë Demokratike. Edhe në mbledhjen e parë, të mbajtur në fund të qershorit, opozita vendosi ta bojkotojë ashtu siç kishin paralajmëruar. Në mbledhjen e sotme u miratua vetëm me votat e mazhorancës metodologjia e punës, e cila bazohet në katër pika.
“E para kë të bëjë me rishikimin e kuadrit ligjor dhe praktikës për ndalimin e hyrjes së huaj në proceset demokratike dhe ato zgjedhore, me katër objektiva që i bashkangjiten, ndalimi i ndërhyrjeve të huaja në ekonomi, mbrojtja dhe promovimi lirisë së medias përballë dezinformimit“, tha kryetari i komisionit, Erion Braçe, i cili shtoi se ka interes nga mediat dhe organizatat e medias për të dhënë kontributin tyre, ndërsa kërkoi më shumë pjesëmarrje.
“Unë do të ftoja edhe aktorë të tjerë të medias, që bëjnë pjesë te grup, që do të jetë një grup i rëndësishëm pune, edhe përfaqësues të institucioneve publike, të pavarura, që ndërveprojnë në fushën e medias, natyrisht edhe ekspertë të huaj”.
Komisioni u miratua më 11 prill në Kuvend me 73 vota të socialistëve. Ky komision ka si qëllim identifikimin e fushatave dezinformuese në media, mbështetjen financiare të mediave apo organizatave të shoqërisë civile dhe do të ushtrojë funksionet e tij për 12 muaj. Në përfundim të punës, Komisioni do të përgatisë një raport me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe masat administrative.
komisioni i dezinformimit
Politike
17 Korrik 2024, 12:06
r.ll
pjerin ndreu, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje me kryetarët e bashkive të v...
Politike
17 Korrik 2024, 12:26
I.A
Ilir Alimehmeti
Deklarata e Plotë:
Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë dhe ...
Politike
17 Korrik 2024, 12:05
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informa...
Politike
17 Korrik 2024, 11:52
r.ll
pamje nga komisioni
TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Social...
Politike
17 Korrik 2024, 11:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr shifrat e turistëve që kanë hyrë në vendin tonë deri më tani....
Politike
17 Korrik 2024, 11:47
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar operatorët turistkë në Vlorë ditën e sotme, për shkak të rri...
Politike
17 Korrik 2024, 11:36
N.F
Mete
TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ditën e sotme ka zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Ç...
Politike
17 Korrik 2024, 11:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar rritjen e çmimeve nga operatorët turistikë në Vlorë dhe në Sa...
Politike
17 Korrik 2024, 11:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin në vendin ...
Politike
17 Korrik 2024, 11:32
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka lënë porosi kryetarëve të bashkive për procesin e legalizimit në vend. ...