Politike

Mbledhja e PD-së/ Bardhi: Miratuam propozimin për Reformën Zgjedhore

Pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se kanë miratuar propozimin e kolegëve që janë përfaqësues të opozitës në grupin e dialogut sa i takon reformës zgjedhore.

17 Korrik 2024, 14:52 Nga I.A
Mbledhja e PD-së/ Bardhi: Miratuam propozimin për Reformën
Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin Parlamentar për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore. Pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se kanë miratuar propozimin e kolegëve që janë përfaqësues të opozitës në grupin e dialogut sa i takon reformës zgjedhore. Po ashtu Bardhi theksoi se në fokus të diskutimeve ishte depozitimi i propozimeve ligjore të opozitës sa i takon zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Çështja që mori pjesën dërmuese të diskutimeve, grupi parlamentar ka miratuar propozimin e kolegëve që janë përfaqësues të opozitës në grupin e dialogut sa i takon reformës zgjedhore. Në fokus të diskutimeve ishte depozitimi i propozimeve tona ligjore sa i takon zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Për ne ajo është një çështje prioritare, ka gjithë mbështetjen e grupit të PD dhe besoj që zgjidhja që kanë dhënë përfaqësuesit tanë përmes draftit të prezantuar sot në grupin e dialogut është zgjidhja më e mirë dhe që siguron votë për secilin qytetar shqiptar që jeton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kolegët ngritën edhe çështje që do të mbahen në konsideratë gjatë ditëve që kanë mbetur nga ky sesion”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll