Politike

Justifikohet me Arvizun/ A e ftoi Rama-Veliajn në takimin me kryetarët e bashkive?

Ende nuk dihet nëse Veliaj e ka refuzuar ftesën e kryeministrit, apo ky i fundit nuk e ka futur në listë fare. Kjo për shkak të marrëdhënieve të axhituara mes të dyve gjatë muajve të fundit. 

17 Korrik 2024, 13:22 Nga I.A
Justifikohet me Arvizun/ A e ftoi Rama-Veliajn në takimin me kryetarët
Veliaj dhe Rama

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetarët e Bashkive në vend për procesin e legalizimit, padyshim që ishte risi për këta të fundit, duke qenë se më këtë proces është marrë ASHK. Por edhe pse ishin të gjithë të ftuar dhe të thirrur për të marrë pjesë, jo të gjithë kryebashkiakët kanë vendosur që të shkojnë. 

Përfshi këtu dhe kryebashkiakun më të rëndësishëm të kësaj qeverie, numrin 1 të Tiranës, Erion Veliaj. Rama foli për më shumë se një orë në lidhje me procesin e legalizimit të ndërtimeve dhe banesave, duke u bërë thirrje kryebashkiakëve që të përfshihen më shumë në këtë proces.

Por për Veliajn ka qenë më e rëndësishme takimi që ka me ish-Ambasadorin amerikan në vend Alexander Arvizu, ku do i jap sot çelsin e qytetit. Ende nuk dihet nëse Veliaj e ka refuzuar ftesën e kryeministrit, apo ky i fundit nuk e ka futur në listë fare. Kjo për shkak të marrëdhënieve të axhituara mes të dyve gjatë muajve të fundit. 

Prej shumë kohësh marrëdhëniet mes të parit të qeverisë dhe të parit të Tiranës, janë të përçarja dhe kjo është vënë dukshëm re në çdo dalje publike të këtyre të fundit. Herë Rama ka refuzuar që ta takoj Veliajn dhe herë ky i fundit i ka nisur mesazhe të koduara gjatë fjalimeve të tij. 

Nuk dihet nëse kjo është një metodë që Rama bën me çdo vartës të tij që ka probleme me drejtësinë, apo mungesa ishte thjesht një rastësi. Pasi muajt e fundit kanë qenë intensiv për Veliajn, për shkak të aferës së Inceneratorit të Tiranës apo të vjedhjeve te tenderave nga drejtorët e këtij të fundit të caktuar në Bashkinë Tiranë. Por shumë mirë kjo mund të jetë dhe një 'loje' të organizuar mes kryeministrit dhe Veliajt, për të tërhequr vëmendjen e publikut nga çështjet e nxehta që ka në duar SPAK. 

A e refuzoi Ramën për Arvizun apo justifikoi mungesën e ftesës nga Rama me ish-ambasadorin amerikan? Kjo nuk ka për tu sqaruar kurrë nga të dyja palët që sot u shfaqën sërish të ndarë, por jashtë kamerave bashkojnë fuqitë për të anuluar masat e sigurisë te SPAK.

alexander arvizu erion veliaj edi rama izmir akulli

Sondazh

Poll