17 Korrik 2024, 12:06
Nga r.ll
pjerin ndreu, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje me kryetarët e bashkive të vendit, ku është diskutuar procesi i legalizimit të banesave dhe çështja e turizmit.
Në mbledhje përveç fjalës së kryeministrit, nuk kanë munguar edhe shkëmbimet e batutave mes Ramës dhe të pranishmëve, ndër ta edhe me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun. Kreu i qeverisë i kujtoi këtij të fundit profesionin që ka mbajtur më herët atë të policit.
Rama i tha se duhet të kishte marrë shembull për legalizimet nga kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana. Pas kësaj Pjerin Ndreun ka marrë mikrofonin dhe mes batutave tha se “nuk i hiqet njolla e policit”, por theksoi se e ka për nder.
Replikat:
Rama: Kam një fjalë për ty. Ti ishte kampioni i rindërtimit. E bërë Shijakun, avangardën e Rindërtimit, por duhet të bëhesh kampion i legalizimeve. Kur i thoja Pjerin Ndreut që merr shembull nga Shijaku për rindërtimin, thoshte; rindërtimi për ne është punë e vogël. Tani shembullin tënd t’ia tregoj Pjerin Ndreut, se nuk do të rrimë vetëm duke të lavdëruar ty policia. Mirë?
(I drejtohet Pjerin Ndreut)
Qeshin në sallë
Ndreu: Kjo njolla e policit më ka ngelur, s’ma hiqni. E kam për nder që kam qenë pjesë e policisë
Rama: Nuk është njollë
Ndreu: E kam për nder që kam qen polic.
Rama: Ja si bën polemika. Ai merak do të dalë me shpirtin.
Ndreu: E kam për nder.
Rama: Fitore e madhe për Shëngjinin, që është i pastër.
Ndreu: Kur doni me sha ndonjë thoni; pse bën si polic. Kur doni me bë policin, s’na lini me bërë policin.
Rama: S’po shaj njeri, por këtë shaka e bëre si polic.
Ndreu: Si polic pra!
Rama: Nuk je shumë i qartë, u ngrite se të doli emri, por nuk je i përgatitur! Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Bashkia do thotë këto janë prioritare, kadastra do iu marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çdo gjë që sipas jush nuk shkon, referohet te ministri. Në këtë mënyrë të dyja palët bëjnë punën e tyre dhe kontrollojnë njëri-tjetri, jo njëra dorë ia jep tjetrës dhe të dyja bashkë lajnë fytyrën.
Ndreu: Prapë kam mendim ndryshe. Por po e lë me kaq.
Rama: Me këtë konkluzion të policisë, ju falënderoj dhe punë të mbarë.
edi rama pjerin ndreu
Politike
17 Korrik 2024, 12:26
I.A
Ilir Alimehmeti
Deklarata e Plotë:
Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë dhe ...
Politike
17 Korrik 2024, 12:05
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informa...
Politike
17 Korrik 2024, 11:52
r.ll
pamje nga komisioni
TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Social...
Politike
17 Korrik 2024, 11:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr shifrat e turistëve që kanë hyrë në vendin tonë deri më tani....
Politike
17 Korrik 2024, 11:47
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar operatorët turistkë në Vlorë ditën e sotme, për shkak të rri...
Politike
17 Korrik 2024, 11:36
N.F
Mete
TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ditën e sotme ka zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Ç...
Politike
17 Korrik 2024, 11:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar rritjen e çmimeve nga operatorët turistikë në Vlorë dhe në Sa...
Politike
17 Korrik 2024, 11:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin në vendin ...
Politike
17 Korrik 2024, 11:32
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka lënë porosi kryetarëve të bashkive për procesin e legalizimit në vend. ...
Politike
17 Korrik 2024, 11:27
r.ll
Kreu i KLSH, Arben Sehu
TIRANË- Nisma, e cila pritet të votohet në seancë plenare, parashikon ngritjen e nënkomisionit “P&eu...