Politike

Tjetër debat te "Siguria", Salianji-Naços: I trajtoni drejtuesit e insitucioneve që vijnë për të raportuar si të jenë pronë e juaja

Në mbledhje nuk kanë munguar edhe debatet mes deputetëve të opozitës dhe kreut të komisionit, Nasip Naços. 

17 Korrik 2024, 13:45 Nga r.ll
Tjetër debat te "Siguria", Salianji-Naços: I trajtoni
ervin salinji

TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare vijon me dyer të mbyllura, ku po raporton drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni. Në mbledhje nuk kanë munguar edhe debatet mes deputetëve të opozitës dhe kreut të komisionit, Nasip Naços. 

Deputeti Ervin Salianji tha se në këtë komision, drejtuesit e institucioneve të cilët paraqiten për të raportuar, trajtohen sikur të jenë pronë e mazhorancës.

“U bë e disata herë, sepse e dini nuk e keni vetëm këtu, e keni personal shtetin, e keni ves të drejtimit në çdo institucion që trajtoni drejtuesit e institucioneve sikur janë pronë tuaja, sikur institucioni është në pronësi tuaj dhe sikur bëni ç’të doni, dhe e katra sikur po bëni nder e po i jepni ndonjë të drejtë deputeteve. Institucionet janë këtu për të raportuar me vonesë në këtë rast, për herë të parë pas shumë kohës, nuk e kam vetëm me drejtuesen e SHISH. Kush jeni ju që përcaktokeni certifikatë sigurie apo jo. A e prishët mbledhjen e parë se nuk ka certifikatë sigurie? Se sot thoni nuk ka. Apo ligji është siç e interpretoni ju?

A ka mundësi t’u thoni personave që nuk zbatojnë ligjin dhe pastaj hyjnë njerëzit e marrin të dhënat e TIMS, këta të DSIK-së të pajisin deputetët me certifikata sigurie. Kanë tre muaj që i kanë plotësuar dhe nuk marrin përgjigje. Bëni punën tuaj insitucionalisht që mos vini drejtuesit e institucioneve pa përgjegjësisë nëse duhet thënë diçka apo jo. Ose bëjmë mbledhje ose mos të tallemi sikur po bëjmë nder. Çfarë jeni ju pronar jeni këtu?”, u shpreh ai.

Më herët u zhvillua një tjetër debat kësaj here mes Naços dhe deputetit demokrat Flamur Noka. Ky i fundit akuzoi drejtuesin e komisionit se po kryen krim politik duke penguar anëtarët e opozitës t'i drejtojnë pyetje kreut të SHISH, Vlora Hysenit.

ervin salianji nasip naço komisioni i sigurise

Sondazh

Poll