17 Korrik 2024, 14:01
Nga N.F
Takimi
TIRANË- Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Mirela Rexhepi gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë lidhur me situatën në Spitalin Onkologjik ka hedhur poshtë akuzat e deputeteve të opozitës, Zhani Gjergji dhe Albana Vokshi. Rexhepi u shpreh se nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të fshihet apo ndryshohet data e skadencës për barnat pasi çdo veprim kryhet online.
Gjatë seancës dëgjimore në Komisiondhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Rexhepi deklaroi se sistemi informatik nuk varet nga QSUNT, por kontrollohet dhe verifikohet nga AKSHI.
“Në 18/04/23 ka ardhur një sasi donacioni e cila është e ruajtur në spital dhe nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të ndërrohet data e skadencës. Donacioni ka ardhur nga Italia në vijim të një marrëveshjeje që shteti ka me Italinë për medikamente. Pasi vijnë në Shqipëri kolaudohen, pajisen me pullë nga Agjencia e Barnave e cila siguron cilësinë e barnave dhe vetëm pasi kolaudohet hyn në farmaci dhe përdoret për pacientët. Në momentin që kalon datën e skadencës është e pamundur që ilaçi të përdoret dhe t’i ndryshohet data”, tha drejtoresha e Farmacisë së QSUNT-së.
Rexhepi sqaroi se farmacia ka detyrimin që komunikimin ta ketë me shefat e shërbimit dhe nuk kemi kontakt me pacientët. Ajo shtoi se ata njoftojnë dhe janw në kontakt të vazhdueshëm me shefat e shërbimeve.
“Ju siguroj se nuk ka ndodhur ndryshimi i datës së skadencës”, ritheksoi Rexhepi ndwrsa shtoi se deklarata e kryetares së Komisionit dhe deputetes Vokshi janw tw pavwrteta.
Rexhepi sqaroi se për Spitalin Onkologjik, dalja e barnave behet përmes një makine frigoriferike dhe i dorëzohet kryeinfermierit. Sipas saj asnjëherë nuk ndodh që të dorëzohet terapia e kimios tek vetë pacienti. Ajo shtoi se pasi dorëzohet receta, përgatitet nga 3 farmacistë. Drejtoresha tha se kërkesa për barna bëhet përmes një recete me dy kopje ku njëra ruhet në farmaci dhe tjetra në kartelën klinike.
qsut vokshi mirela rexhepi
Politike
17 Korrik 2024, 13:45
r.ll
ervin salinji
TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare vijon me dyer të mbyllura, ku po raporton drejtuesja e SHISH Vl...
Politike
17 Korrik 2024, 13:22
I.A
Veliaj dhe Rama
Takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetarët e Bashkive në vend për procesin e legalizimit, padyshim që ishte risi p&eu...
Politike
17 Korrik 2024, 13:07
r.ll
mbledhja e komisionit
TIRANË- Ditën e sotme është mbledhja e radhës e Komisionit për Dezinformimin, e cila u bojkotua nga an&...
Politike
17 Korrik 2024, 12:06
r.ll
pjerin ndreu, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje me kryetarët e bashkive të v...
Politike
17 Korrik 2024, 12:26
I.A
Ilir Alimehmeti
Deklarata e Plotë:
Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë dhe ...
Politike
17 Korrik 2024, 12:05
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informa...
Politike
17 Korrik 2024, 11:52
r.ll
pamje nga komisioni
TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Social...
Politike
17 Korrik 2024, 11:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr shifrat e turistëve që kanë hyrë në vendin tonë deri më tani....
Politike
17 Korrik 2024, 11:47
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar operatorët turistkë në Vlorë ditën e sotme, për shkak të rri...
Politike
17 Korrik 2024, 11:36
N.F
Mete
TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ditën e sotme ka zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Ç...