Politike

EMRI/ "Mbeti pa kryetar!" Afera me fondet IPARD, AZHBR me drejtues të përkohshëm

Me ikjen e Muzakës, në vend të tij është komanduar përkohësisht Ardita Kuçi, e cila ka qenë më parë punonjëse në këtë agjenci.

16 Korrik 2024, 22:06 Nga M.B
EMRI/ "Mbeti pa kryetar!" Afera me fondet IPARD, AZHBR me drejtues
Frida Krifca, Ardita Kuçi, Oltjon Muzaka

TIRANA- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mbetur pa drejtues. Bëhet me dije se pak ditë më parë është larguar nga kjo detyrë Oltjon Muzaka, i emëruar në kohën kur Ministrinë e Bujqësisë e drejtonte Frida Krifca. Kjo e fundit dyshohet si përgjegjësja kryesore për të gjithë skemën e vjedhjes së fondeve europiane të dedikuara për Shqipërinë, shkruan Lapsi.al.

Me ikjen e Muzakës, në vend të tij është komanduar përkohësisht Ardita Kuçi, e cila ka qenë më parë punonjëse në këtë agjenci. Zyra antikorrupsion në BE, OLAF, ka konfirmuar zyrtarisht vjedhjen e mbi 30 milionë eurove dhe për këtë ka bllokuar vijimin e programit.

Për aferën në fjalë zyrtarisht ka edhe një hetim paraprak nga SPAK, e konfirmuar kjo një ditë më parë në Kuvend nga kreu i Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë sot mazhoranca bllokoi në Kuvend një mocion për debat të kërkuar nga opozita pikërisht për këtë çështje. Pasi e largoi Frida Krifcën nga Ministria e Bujqësisë, Rama e ka marrë ish-ministren në kabinetin e tij të këshilltarëve.

 

azhbr

Sondazh

Poll