Tërmeti/ Erdogan zotohet të ngrejë në këmbë Shqipërinë: Mjalti ndahet me vëllezërit, ia dimë hallin atij vendi (VD)
8 Dhjetor 2019, 20:43Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale ku dëgjohet apeli që ka bërë presidenti turk Recep Tayip Erdogan përpara qytetarëve të tij.
Në video dëgjohet se si Erdogan u bën thirrje të gjithë qytetarëve turq që të shkojnë dhe të dhurojnë ndihma për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët ai i quan vëllezër.
Ndër të tjera Presidenti i Turqisë shprehet se të gjithë pot ë kapen dorë për dore mund t’ja dalin dhe se mjalti ndahet me vëllzerit. Erdogan kujton gjithashtu edhe vuajtjet që ka pasur vetë Turqia nga tërmëetet dhe shprehet se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një vendi.
Fjala e Erdogan
Në këtë tërmet kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe janë plagosur rreth 1000. Me këtë rast u shpreh ngushëllimet të gjithëve atyre që kanë humbur jetën dhe u uroj shërim të shoejtë të plagosurve.
Që nga momenti i parë që ndodhi tragjedia, kam qenë në kontak me mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kemi dërguar grupet e shpëtimit të Afadit, dhe filluan të punojnë në terren. U dhamë urdhër Ministrisë së Mjedisit të dërgojnë ekspertë të përshtatshëm në Shqipëri pasi do të ndërtojmë 500 njësi banimi për të gjithë shqiptarët që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit.
Po të pakemi të gjithë përdore, nuk ka rëndësi sasi, mjafton të jemi bashkë dhe e ngremë në këmbë Shqipërinë.
Kuptohet që dëshirat janë të mira, por dëshirat nëse mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, goja nuk ëmbëlsohet. Ky mjaltë duhet ngrënë dhe duhet ta ndajmë bashkë me vëllezërit tani. Banka islamike është ajo që do të hedhë hapin më të rëndësishëm. Në dp punojmë dhe do përpiqemi. Rama u ka dërguar kërkesa shumë vendeve.
Shpresoj që të marrë përgjigje positive nga këto kërkesa sepse edhe vetë ne e kemi ndjerë dhimbjen e tërmeteve në Turqi. E dimë se ç’do të thotë të vuash dhimbjet e tërmetit.
Sepse siç tha edhe Nastradini kur ra nga fiku, mos më sillni doktr, por më sillni atë që ka rënë nga fiku, sepse ai ma di hallin.
Shkoni vendosni një tullë të kuqe në ndihmë të Shqipërisë. Tërmeti është gjëja më e keqe që mund t’u ndodhë njerëzve, prandaj është detyra jonë ndaj atyre njerëzve që t’u vijmë në ndihmë. Të japim çdo mbështetje për të fashura plagët e vëllezërve shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e Investitorëve Myslimanë në Turqi, për tërmetin tragjik të 26 nëntorit, pjesë e të cilës ishte edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.
Në fjalën e tij në këtë konferencë ai kërkoi ndihmë financiare nga investitorët turq, ku theksoi se dëmet nga tërmeti shkojnë përtej asaj që mund të përballojë Shqipëria si shtet. Ai theksoi se dëmet nga tërmeti janë njerëzisht të papërballueshme.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ditën e martë Porkuroria do të japë pretencën për ish-deputetin Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi të cilët janë të akuzuar për kal...
LEZHË– Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë ka bërë bilancin e pasojave të tërmetit në këtë qark. Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për E...
TIRANË– Sizmologu Edmond Dushi është shprehur se nuk ka më vend për t’u panikosur për shkak të tërmeteve pasi aktiviteti sizmik është zvogëluar. Në n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë apel nga Fushë Mamurrasi teksa thekson se njerëzit po kalojnë netët në tenda plastmasi. N...
TIRANË– Pallati në Kombinat që numëron plot 65 apartamente është braktisur nga të gjithë banorët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se familjarët jan...
DURRËS– Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës ka vendosur që dy javë pas tragjedisë së 26 nëntorit të risnisin mësimin. Mësohet se pas...
TIRANË– Ish-kreu i Arkivës, Kastriot Dervishi ka ironizuar statusin e ish-ministrit të Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, Osman Muratit, teksa...
TIRANË– Në qytetet e mëdha koha ecën, në shumë fshatra koha ka ngecur ose ecën ende pas dhe ata që vuajnë janë të rinjtë, të cilët kanë ëndrra që nuk...
TIRANË- Jeta na takon me njerëz të ndryshëm, dhe ndonjëherë nuk është e rëndësishme se sa gjatë qëndron dikush në jetën tonë, por çfarë gjurme lë te...