Aktualitet

Universiteti “Aleksandër Moisiu” rinis nesër mësimin, ceremoni nderimi për 51 viktimat e tërmetit

8 Dhjetor 2019, 18:39 Nga DOSJA
Universiteti “Aleksandër Moisiu” rinis nesër mësimin,

DURRËS– Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës ka vendosur që dy javë pas tragjedisë së 26 nëntorit të risnisin mësimin. Mësohet se pas inspektimit të godinave përkatëse nga inxhinierë, për dëmet që pak pas tërmeti i fuqishëm, studentët në Durrës do tu rikthehen ambjenteve të këtij universiteti.

Gjithashtu bëhet me dije se nesër, para nisjes së proçesit mësimor do të organizohet një një ceremoni nderimi për 51 viktimat e tërmetit ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë.

Procesi mësimor rinis në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.   Ndërkohë nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës,  universiteti do të organizojnë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë (në nderim të po aq viktimave të tërmetit). Znj. Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër. Po ashtu disa vullnetarë,”- thuhet në njoftimin e UMAD.

Gjithashtu kujtojmë se ministrja Besa Shahini dha urdhër që edhe në Tiranë mësimi të rinisë ditën e hënë. Ndërkohë Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politeknikut e kanë shtyrë procesin mësimor deri më datën 13 dhjetor.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 universiteti aleksander moisiu tragjedia e 26 nentorit 2019 universiteti aleksander moisiu

Sondazh

Poll