Aktualitet

U godit nga tre tërmete, pallati 40-vjeçar braktiset nga familjarët: Sapo kishim rikonstruktuar banesat

8 Dhjetor 2019, 19:11 Nga DOSJA
U godit nga tre tërmete, pallati 40-vjeçar braktiset nga

TIRANË– Pallati në Kombinat që numëron plot 65 apartamente është braktisur nga të gjithë banorët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se familjarët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat sapo i kishin rokonstruktuar pasi pallati është shpallur i pabanueshëm nga ekspertët.

65 familje janë larguar tashmë nga ndërtesa në formë L-je dhe ankohen se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin për dëmet e tërmetit të shtatorit.

Pallati 5-katësh në Kombinat ka një histori të hershme me tërmetet pasi rezulton i tronditur tre herë. Ai është dëmtuar që në tërmetin e vitit 1988 pas të cilit iu nënshtrua rikonstruksionit.

Këtë vit u trondit nga dy tërmete, nga ai i shtatorit 2019 dhe shkatërrimtari i 26 nëntorit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet braktiset pallati ne kombinat tragjedia e 26 nentorit 2019 braktiset pallati ne kombinat tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll