Aktualitet

“Babale”/ Dosja ‘e nxehtë’ në Gjykatë, Prokuroria jep të martën pretencën për Salianjin dhe gazetarin Olldashi

8 Dhjetor 2019, 20:15 Nga DOSJA
“Babale”/ Dosja ‘e nxehtë’ në Gjykatë,

TIRANË– Ditën e martë Porkuroria do të japë pretencën për ish-deputetin Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi të cilët janë të akuzuar për kallëzim të rremë në bashkëpunim. Dita e martë, data 10 dhjetor është caktuar si datë nga Gjykata e Tiranës.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 13.00.

Për akuzën në fjalë ligji parashikon burgimin deri në 5 vjet heqje lirie për ish-deputetin Ervin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet audio-pergjimi babale 2 ervin salianji jetmir olldashi audio-pergjimi babale 2 ervin salianji jetmir olldashi

Sondazh

Poll