Aktualitet

“Njerëzit flenë në tenda plastmasi”, Basha apel nga Fushë Mamurrasi në Kurbin: Urgjent të rindërtohen banesat

8 Dhjetor 2019, 19:19 Nga DOSJA
“Njerëzit flenë në tenda plastmasi”, Basha apel nga

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë apel nga Fushë Mamurrasi teksa thekson se njerëzit po kalojnë netët në tenda plastmasi. Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se duhet të nisë në mënyrë urgjente rindërtimi i banesave, pasi Kurbini është në gjendje emergjence.

Kryedemokrati shkruan gjithashtu se shtëpitë e këtyr banorëve janë të shkatërruara dhe shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit.

Statusi i Bashës

Kurbini është në gjendje emergjence por shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit.

Shtëpitë e tyre janë të shkatërruara ose me dëmtime serioze, por deri më sot askush nuk ka shkuar ti shohë në çfarë gjendje janë, të vlerësojë dëmet që kanë, të përcaktojnë nëse janë apo jo të banueshme. Ngricat, shirat, lagështira me të cilën bashkëjetojnë banorët mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e fëmijëve dhe të banorëve të tjerë që kalojnë netët në tenda plastmasi.

Duhet të nisë sa më parë riparimi apo rindërtimi i banesave, dhe për këtë duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë dhe i drejtë i dëmeve te shkaktuara. Duhen gjetur mundësi strehimi për të gjithë banorët e pastrehë, pa diskriminim. Ndonëse ndër zonat më të varfera në Shqipëri, askush nga institucionet shtetërore nuk u ka çuar asnjë ndihmë për të perballuar këtë fatkeqësi. Kjo është skandaloze, kur po hyjmë në javën e tretë nga tërmeti. 150 milion dollarë të taksave të qytetarëve shkojnë për dhjetë oligarkë e mijëra qytetareve nuk u është dërguar as një bukë e vetme nga shteti.

Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e banorëve dhe dështimin e shtetit për tu ardhur në ndihmë! Duhet ndërhyrje e menjëhershme për çdo banor dhe familje që po kalon momente të vështira.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha ne fushe mamurras lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha ne fushe mamurras lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll