KPA vulos shkarkimin e Alma Liçajt, pronat dhe loja me makinat që i ‘bënë gropën’
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar pretendimet e paraqitura nga ish-kryetarja e shkarkuar e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma...
TIRANË– Ish-kreu i Arkivës, Kastriot Dervishi ka ironizuar statusin e ish-ministrit të Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, Osman Muratit, teksa ky I fudnit kërkoi publikisht që të ishte personi që do i fuste plumbin kokës Agron Tufës, nëse gjykata do ta dënonte me vdekje këtë të fudnit.
Në një status në rrjetet sociale, Dervishi e quan Muratin një lëvdues të diktatorit Enver Hoxha dhe e përshkruan se një njeri që në rininë e tij kishte si passion të vriste ‘diversantë’.
Dervishi shkruan se Murati tashmë ek a fshirë këtë status dhe thekson më tej ndër rreshta se Murati nuk di të shkruajë shqip dhe se ai mbahet mend për propozimin që kafeja të zevendësohej nga elbi.
Më tej ish-kreu i Arkivës i përmend edhe të birin Orman Muratit teksa shkruan: Osmonja lufton me “armikun” virtualisht, ndërsa djali i tij, bekimi është drejtor në një agjenci në varësi të Ministrisë së Brendshme ku nuk bëhet asgjë. Sigurisht edhe ky “rilindi” më 2013. Nga do ngjajë tjetër?
“Ëndrra e vjetër e kufitarit osman murati, vrasja e Agron Tufës
79-vjeçari Osman Murati, ish ministër i Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, kohës së kolerës kur populli ushqehej me triska, muajt e mbetur të kësaj jete i mbush përditë në fb me lëvdata për terroristin enver hoxha, lakejtë e pushtetit të tij dhe me sharje pafund ndaj “armikut të klasës”. Veç ta shohësh si shkruan, gjithë gabime gjuhe. ???Zaten ky kallëp na ka qeverisur. Asnjë fjali nuk e hedh dot si duhet. Osmonja mbahet mend për proponimin tejet interesant që kafja të zëvendësohej nga elbi. Deri aty i shkonte marria. Osmonja kishte pasion të bëhej oficer kufiri e të vriste “diversantë”. E kuptoi shpejt se kjo punë kishte privacione dhe e la shkollën 3-vjeçare në vitin e dytë të saj “për arsye shëndetësore”. Mirëpo gjithë jetën ëndërroi për të vrarë një “armik” me plumb e nuk gjeti. Dje zgjodhi të vrasë Agron Tufën teksa hodhi postimin bashkëlidhur, një tekst terrorist, ordiner e banal, tipik për llojin e tyre. E kuptoi gafën dhe e hoqi shpejt. Osmonja lufton me “armikun” virtualisht, ndërsa djali i tij, bekimi është drejtor në një agjenci në varësi të Ministrisë së Brendshme ku nuk bëhet asgjë. Sigurisht edhe ky “rilindi” më 2013. Nga do ngjajë tjetër?
Ekzekutimet e dënimeve me vdekje në diktaturë i bënte një nënoficer polic i degës së punëve të brendshme të rrethit. Zakonisht ishte një injorant klasik që ia thonte vetëm për atë punë. Çfarë paska humbur osmani që nuk u bë polic. E mundoi partia me detyra të tjera,”- shkruan Dervishi krahas fotos ku duket edhe statusi i Osman Muratit.
“Shënim: Nëse bajga Tufa do të procedohej për krimin e akuzës që iu ka bërë heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe gjykata do ta dënonte me vdekje, unë do të propozoja që të bëhesha autori që t’i jepja plumbin kokës,”- shihet e shkruar në foton e publikuar nga ish-drejtori i Arkivës ku duket edhe profili i ish-ministrit.
Shkrimtari dhe ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër familjarisht pas kërcënimeve me vdekje.
Sipas Tufës, pasi boti historinë e një gruaje nga Fieri e cila tregonte se si i ishte rrëmbyer fëmija nga komunistët, këta të fundit janë nxehur me shkrimtarin dhe e kërcënuar atë. Tufa argumentoi gjithashtu se kërcënimet në adresën e tij kanë ardhur pasi ka qenë i vetmi që ka thënë publikisht se diktatori Enver Hoxha rrëmbente fëmijë dhe u merrte gjakun.
Gjithashtu Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik.
Nga Zvicra ai dërgoi me postë edhe letrën e dorëheqjes nga posti si drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar pretendimet e paraqitura nga ish-kryetarja e shkarkuar e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma...
TIRANË– Në qytetet e mëdha koha ecën, në shumë fshatra koha ka ngecur ose ecën ende pas dhe ata që vuajnë janë të rinjtë, të cilët kanë ëndrra që nuk...
TIRANË- Jeta na takon me njerëz të ndryshëm, dhe ndonjëherë nuk është e rëndësishme se sa gjatë qëndron dikush në jetën tonë, por çfarë gjurme lë te...
SHBA– Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.Sip...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës në ikje, Ramush Haradinaj shprehet se ka ardhur momenti qw shqiptarwt e prekur nga twrmeti, tw cilwt janw strehuar nw Kosovw...
TIRANË– Selia e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.Ditën e sotme ekspertët izra...
GREQI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Agias në Hania mëngjesin e sotëm.Autoritetet kanë l...
GREQI- Greqia ka hapur hetim për vrasje të qëllimshme të ekstremistit minoritar në Bularat, Kostandin Kacifas.Prokurori Publik Konstantinos Simitzoglou ka ngrit...
DURRËS– Ditën e sotme është shembur pallati 5 katësh në Shkozet. Shembja e tij nga IKMT ishte e rrezikshme për banorët dhe zonat përreth. Ky pallat u dëmt...
TIRANË- Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kopenhagen kanë ekstraduar nga Danimarka në Shqipëri një shtetas grek, për të cilin Gjykata e Shkodrës ...