Politike

"Portet shqiptare s’janë të preferuarit për trafikun e kokainës nga Amerika Latine", Dumani: Përdoren ato në Gjermani, Holandë e Belgjikë

 Lidhur me përfundimin e mandatit Dumani tha se nuk janë të kushtëzuar në veprimtarinë e tyre.

15 Korrik 2024, 16:27 Nga M.B
"Portet shqiptare s’janë të preferuarit për trafikun e
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Ai ka deklaruar se portet shqiptare nuk janë të preferuara për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine. Dumani shtoi se portet e preferuara janë ato në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe madje edhe nga vendet nordike. Lidhur me përfundimin e mandatit Dumani tha se nuk janë të kushtëzuar në veprimtarinë e tyre.

"Që krimi i organizuar shqiptar është ndër më të sofistikuarit, e kemi pranuar ne dhe e kanë pranuar agjencitë partnere të zbatimit të ligjit. Por, hetimet tona tregojnë që grupet shqiptare janë në kontakt të drejtpërdrejtë me kartelet e kokainës atje ku prodhohet. Portet e preferuara nuk janë ato shqiptare, janë ato të Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Italisë tashme dhe porteve e vendeve nordike.

Grupet kriminale shqiptare synojnë direkt transportimin nga vendet e Amerikës Latine në portet evropiane, atje ku është edhe konsumi  i madh i kokainës. Nuk mund të përgjigjem, por në raport gjeni të dhëna që SPAK ka vendosur kontakte me të gjitha shtete e Amerikës Latine. Kemi kontakte me agjencitë homologe dhe kemi komunikime me ta. Kjo është një gjë e mirë...

Nuk jemi të kushtëzuar në veprimtarinë tonë, na u zgjat mandati s’na ul zgjat mandati. Mjafton 9 vjet edhe për t’i shërbyer institucionit dhe është nder në këtë rast", tha Dumani.

spak

Sondazh

Poll