Politike

"Bëni pyetje për raportin", Balla përplaset me Bardhin: I vetmi që ka konflikt interesi në këtë sallë je ti, shumë shpejt do kemi zhvillime

Ndërkohë që Bardhi ka theksuar se i vetmi politikan që ka konflikt interesi në atë sallë është Balla. 

15 Korrik 2024, 15:32 Nga I.A
"Bëni pyetje për raportin", Balla përplaset me Bardhin:
Gazment Bardhi

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare mes Ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Balla i ka kërkuar deputetëve që të bëjnë pyetje drejtuar kreut të SPAK Altin Dumanit, vetëm për raportin që prezantoi për ecurinë e SPAK në vitin 2023. Ndërkohë që Bardhi ka theksuar se i vetmi politikan që ka konflikt interesi në atë sallë është Balla. 

Pjesë nga debati:

Balla: Ka mundësi të ketë pyetje për raportin? Ju bëni diskutime. Ne jemi mbledhur të vijmë me diskutime. Kush je ti, a thua se po na ca cakton ti  të drejtën të flasim ne? Një zotëri ka konflikt interesi të bëjë pyetje këtu. Zotëria atje në fund. Kaq. Zonja drejtuese e seancës respektoni rregulloren.

Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi në këtë sallë është zotëria që sapo foli. E kuptoj shqetësimin tuaj, kemi pyetje, a ka politikanë në përgjime me krimin e organizuar. Besoj do kemi zhvillime shumë shpejt. Do presim dhe do kemi mundësi të flasim në këtë çështje. Nuk ka ndodhur që anëtarë të kabinetit qeveritar të udhëzojnë deputetët se çfarë duhet të flasin, si duhet të flasin, si duhet të bëjmë pyetje, a duhet të bëjmë pyetje dhe qenka e ç’balancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje nuk i ka ndaluar njeri. Në përputhje me rregulloren të bëjnë pyetje. Drejtuesi i prokurorisë së Posaçme jep përgjigje ashtu siç ai dëshiron, pa i ndërhyrë askush. Është hera e parë dhe e fundit që anëtarë të kabinetit qeveritar përpiqen ti diktohen seancës se si ky parlament duhet të bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.

gazment bardhi taulant balla seance plenare 15 korrik 2024

Sondazh

Poll