Politike

Këshilli i BE-së miraton 13 mln euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Borrell: Vlerësim për qëndrimin në linjë me Politikën e Sigurisë e Mbrojtjes sonë

Ai ka shtuar se Forca Tokësore Shqiptare do marrë mjete të lehta të blinduara.

15 Korrik 2024, 15:35 Nga M.B
Këshilli i BE-së miraton 13 mln euro ndihmë për Forcat e
Foto ilustruese

BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar 13 mln euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i politikës së jashme të BE-së, Josep Borrell me anë të rrjeteve sociale.

Borrell ka shkruar se ky është vlerësim për qëndrimin e Shqipërisë në linjë me Politikën e Sigurisë e Mbrojtjes të BE. Ai ka shtuar se Forca Tokësore Shqiptare do marrë mjete të lehta të blinduara.

"13 mln € për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes. Shqipëria është një partner i besueshëm për sigurinë. Vlerësim për qëndrimin e Shqipërisë në linjë me Politikën e Sigurisë e Mbrojtjes të BE. Forca Tokësore Shqiptare do marrë mjete të lehta të blinduara", shkruan Borrell në mediat sociale.

forcat e armatosura

Sondazh

Poll